Rrihen gjyqtarët në Shtime, njëri ka kërkuar ndihmë në spital

Hendboll

Rrihen gjyqtarët në Shtime, njëri ka kërkuar ndihmë në spital

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 18:15
Rrihen gjyqtarët në Shtime, njëri ka kërkuar ndihmë në spital

Me 6 dhjetor ka ndodhur një rast i pazakontë në Shtime në ndeshjen e Ligës së Parë të Kosovës (meshkujt), mes Vjosës së Shtimes dhe Lepencit nga Kaçaniku. 

Gazeta kombëtare “Bota sot”, ka siguruar shkresën e gjyqtarëve Edmond Beqiri dhe Edonis Beqiri, që iu janë drejtuar Komesarit të Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, për sulmin që iu ka ndodhur nga lojtarët e Vjosës. Sipas shkresës, gjyqtarët janë rrahur, ku njëri nga ta ka kërkuar edhe ndihmë në spital, ku janë dëshmitë edhe dëshmitë e raportit të mjekut. 

“I nderuar Komesar, me këtë shkresë të raportojmë në lidhje me incidentin në ndeshjen Lepenci - Vjosa të zhvilluar me datën 06.12.20.

Image

Dëshmia e mjekut

Kemi arritur me kohë në palestër ne dhe delegati si dhe të gjitha ekipet.
Është mbajtur takimi teknik si duhet.  Kemi hyrë brenda në sallë dhe jemi përgatitur për ndeshje.
Kemi qit shortin dhe gjithçka ka qenë në rregull. 

Kur kemi dashur me fillu ndeshjen jemi afru të delegati dhe e kem pyetur për policin, i njëjti na ka urdhëruar që ta fillojmë ndeshjen.

Ne e kemi respektu këtë dhe kemi filluar me ndeshje.
Ndeshja e barabartë dhe me tensione dhe pjesa e pare ka përfundu me rezultat 13:13.

Image

Dëshmia e mjekut

Në fillim të pjesës së dytë në minutën 39:17 kur ekipi i Vjosës ishte në sulm dhe është shkaktuar faull në një lojtar. Aloja e Vjosës me numër 14 iu drejtua me fjale lojtarit të Lepencit, që edhe një herë me bë vaki me më shty ki me pa ti shumë mire edhe e ka shty me dy duar në gjoks, për çka unë Edonisin e kam ndëshku me 2 minuta përjashtim.

Pas kësaj lojtari me numlr 5 i Vjosës i afrohet Edmondit edhe i thotë këqyrem mirë se kur të dalim jashtë ki me pa shumë mirë ti, për çka Edmondi e ka ndëshku me dy minuta. Dhe në atë moment kur Edi është kthyer kah mbrojtja lojtari me numër 5 M. Ademaj e ka goditur mbrapa në kokë.

Unë Edonisi kam vrapu që ti ndaj por që lojtari i njëjtë me ka sulmu me grushta edhe mua jemi munduar që të mbrohemi por që në këtë sulm ndaj neve dyve kanë marrë pjesë edhe lojtar të tjerë të klubit Vjosa siç janë: Nr 7 - L. Shaqiri me nr te licencës 3485; Nr 6 - Sh. Rrusta me nr te licencës 3604; Nr 10 - K. Ismajli me nr. te lic. 2723; Nr 18 A. Duraku me nr te licencës 358; Nr 8 - G. Qerimi me nr te lic. 6327; A. Gashi me nr te lic. 3607.

E potencojmë që të gjithë këta lojtar me numra të dresave të përshkruar me lart na kanë sulmuar me grushta, me ofendime dikush me pak dikush më shumë për shkak se ka qenë tollovi. Aty ka intervenuar trajneri dhe zyrtari policor me emrin Berati të cilët na kanë marr dhe na kanë dërgu në zhveshtore aty kam kontaktu me babain i cili na ka thënë të thërrasim policin dhe unë personalisht kam kontaktuar policin.

Policia ka ardh së bashku me emergjencën ku Edonisi pas dhënies së ndihmës së parë është udhëzuar dhe dërguar menjëherë për në QKUK për tretman shtese mjekësorë, ndërsa unë Edmondi kam shkuar ne stacion ku kam raportuar rastin për vepër penale.

Edonisi në QKUK ka bërë incizimin e kokës në të cilën mjeku ka konfirmuar se si pasoj e goditjeve të shumta ka pësuar tronditje dhe ndrydhje në pjesën e ballit dhe të fytyrës pas marrjes së terapisë është liruar për kurim shtëpiak dhe është udhëzuar të ketë vizitë të psikologu. Ndërsa unë Edmondi kam pasur vetëm ndrydhje në fytyrë për çka unë s’kam marrë tretman mjekësor.

Gjëja që më së shumti me ka trondit është pasiviteti i delegatit të ndeshjes”, shkruan në ankesën drejtuar Komesarit nga  gjyqtarët Edmond Beqiri dhe Edonis Beqiri. Pritet edhe KH Vjosa ta jap versionin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat