Istogu sundon në Kosovë, dhjetë fitore rresht

Hendboll

Istogu sundon në Kosovë, dhjetë fitore rresht

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:27
Istogu sundon në Kosovë, dhjetë fitore rresht

Të enjten e të premten janë luajtur ndeshjet e fundit të javës së dhjetë të Superligës së hendbollisteve. Të enjten, Istogu e mposhti Shqiponjën në Gjakovë me rezultat 37:22. Për istogaset ishte fitorja e dhjetë rresht. Istogu udhëheq në tabelë me 20 pikë. Shqiponja renditet e gjashta me 10 pikë.

Po të enjten, Kastrioti shënoi fitore ndaj KEK-ut me 35:23. Kastrioti është i katërti me 14 pikë, kurse KEK-u i fundit. Të premten, kampioni aktual, Ferizaj e mposhti Vjosën me rezultat 25:18. Ferizajaset te fitorja erdhën në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi 10:10. Me 14 pikë, Ferizaj është i pesti në tabelë. Vjosa është e parafundit me 2 pikë. 

Kastrioti – KEK-u 35:23 (18:11) 

Kastrioti: Tërpeza, Gashi 2, Salihu 9, Beqiri 6, S. Reçica, Dinarica, V. Gashi 5, E. Reçica 7, Saliu, Misini, Grainca 2, Stagova 4. 

KEK-u: Kutllovci, Selmanaj, Alija, D. Grajqevci, E. Grajqevci 10, Asllani 3, Smakiqi, Klinaku 7, A. Grajqevci 3, Ramadani.

Ferizaj – Vjosa 25:18 (10:10) 

Ferizaj: Trenoska, Hoti 1, M. Dinolli 1, Stojkovska 6, Mir. Dinolli 7, Qerkini, Thaqi 4, Rashiti, Sylejmani 5  Vjosa: Behluli, Shabani 4, E. Ymeri, V. Ymeri 2, Hasani 5, Feka 2, Tershani 1, Bl. Hasani 4. 

Shqiponja – Istogu 22:37 (6:18) 

Shqiponja: Quni, Jilta, Goqi 13, L. Ferizaj 3, Gashi, Gyl. Jilta, Dobruna 1, Nuza 2, Arapi, E. Ferizaj, Fazlija 3, Berisha. 

Istogu: Ahmetxhekaj, Rugova 12, Ujkiq 9, Shehdadi, Shatri, Berisha 1, Ferati 1, Hetemi 9, Halitaj 3, Milatoviq 2, Kameri, Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat