Stinori vjeshtor mbyllet me derbi

Hendboll

Stinori vjeshtor mbyllet me derbi

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Stinori vjeshtor mbyllet me derbi

Me ndeshjet e xhiros së 11-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Ndeshjet e xhiros së 11-të luhen të shtunën e të dielën.

Janë disa ndeshje që priten me interesim.

Të dielën nga ora 17:00 takohen lideri Istogu dhe kampioni aktual, Ferizaj. Në bazë të asaj që është treguar deri më tani, Istogu mund të vlerësohet favorit. Istogu i ka fituar dhjetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 20 pikë.

Ferizaj është i pesti me 14 pikë.

Ndeshje me rivalitet pritet të jetë ajo ndërmjet Prishtinës e Vushtrrisë, që luhet të dielën nga ora 15:00. Është kjo përballje derbi e skuadrave që kanë nga 18 pikë. Vushtrria është e dyta, kurse Prishtina e treta. Të dy këto skuadra kanë pësuar vetëm nga Istogu.

Të dielën janë edhe ndeshjet KEK-u – Shqiponja (13:30) dhe Vjosa – Drita (16:00). Java e 11-të fillon me dy ndeshjet e së shtunës: Jusuf Gërvalla – Kastrioti (13:00), Vëllaznimi – Samadrexha (16:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat