Ramosaj: Fitore e rëndësishme, tani fokusohemi në ndeshjen e kthimit

Hendboll

Ramosaj: Fitore e rëndësishme, tani fokusohemi në ndeshjen e kthimit

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 01:14
Ramosaj: Fitore e rëndësishme, tani fokusohemi në ndeshjen e kthimit

Bujar Ramosaj ishte shtyllë e mbrojtjes së Besa Famgas ndaj Boracit të Banjallukës. Besa në fakt pati telashe në mbrojtje në fillim të takimit, por më pas u konsolidua. Kontribut dha edhe portieri Mursel Mehmeti, që kishte 10 pritje.

Besa Famgas e mposhti sonte Boracin e Banjallukës me rezultat 24:22, në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Banjallukë.

"E kemi ditur se do të jetë lojë e fortë dhe ashtu ndodhi.

Në pjesën e parë kemi filluar mirë. Kishim disa gabime në mbrojtje në hapje, por i përmirësuam ndërkohë dhe u shkëputëm në rezultat në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë jemi angazhuar si duhet, por në sulm kemi ngecur pak.

Nuk i finalizuam disa raste të mira. Me rëndësi fituam. Tani duhet të fokusohemi në lojën e kthimit në Banjallukë, që të kalojmë në raundin tjetër të Kupës Evropiane", thotë Bujar Ramosaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat