Ja si e arsyetojnë serbët humbjen në Republikën e Kosovës  

Hendboll

Ja si e arsyetojnë serbët humbjen në Republikën e Kosovës  

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 12:45
Ja si e arsyetojnë serbët humbjen në Republikën e Kosovës  

Kampioni në fuqi i Kosovës, Besa Famgas, ka shënuar fitore të madhe dhe me plot meritë me rezultat 24:22 (15:11) kundër ekipit nga Republika Srpska, Borci nga Banjalluka, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.

Borci siç dihet garon në Kampionatin e Bosnjës dhe e Hercegovinës, aktualisht mban vendin e dytë me 20 pikë apo me 10 fitore e 1 humbje.  Mirëpo, serbët gjejnë arsyet e humbjes, duke u munduar në një formë ta bindin opinionin në Banjallukë.   

“Pak lodhje, pak dramë dhe pak vendime e gjyqtarëve ndikuan që Borci të gjunjëzohej në fund në Pejë dhe të regjistronte një humbje prej 24:22 nga Besa në ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane të EHF.

Sidoqoftë, shënuesi i tre golave, Sasha Pulizoviq, nuk donte ta komentonte referimin shumë pas ndeshjes”, shkruan media serbe e Banjallukës “Mondo.ba”.

"Unë nuk do të doja të hyja në vendimet e gjyqtarit, ne nuk mund ta ndryshojmë atë tani, ajo që mund të bëjmë është të luajmë shumë më mirë në Banjalluka dhe të shkojmë më tej", ka thënë Pulizoviq.

"Ne e hapëm mirë ndeshjen, në pjesën e parë ndjeva se po kryesonim me pesë gola, nuk mund ta besoja se në të vërtetë po humbnim me katër gola. Nëse do të shënonin disa nga lojtarët tanë, mendoj se do të kishte qenë një rezultat krejt tjetër, ndoshta katër, pesë gola për ne", tha lojtari i Borcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat