Shqiptarja Mehmedoviq shënon dy gola, Mali i Zi bindshëm kundër Suedisë 

Hendboll

Shqiptarja Mehmedoviq shënon dy gola, Mali i Zi bindshëm kundër Suedisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 20:15
Shqiptarja Mehmedoviq shënon dy gola, Mali i Zi bindshëm kundër Suedisë 

Hendbollistet e Malit të Zi shënuan fitore me rezultat 31:25 kundër Suedisë, në ndeshjen e raundit të 2-të të grupit 1 të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Danimarkë.

Skuadra e selektorit Kim Rasmussen ka bërë paraqitje cilësore.

Hendbollistja Jovanka Radiçeviç me shoqet e saja dominuan në të dy pjesët (16:10).

Kur Ema Ramushoviq shënoi në minutën e 42-të për 23:15, ishte gjithçka e qartë se Mali i Zi do të fitonte pikët e para në fazën e dytë të garës.

Radiçeviç shkëlqeu veçanërisht, duke e përfunduar ndeshjen me 11 gola. Shqiptarja Majda Mehmedoviq tregon lojë të mirë dhe realizon dy gola në fitoren e madhe, pjesë e ekipit është edhe shqiptarja tjetër Dijana Ujkiq.

Të martën në orën 16:00, malazezet do të luajnë ndeshjen e fundit kundër ekipit kombëtar spanjoll. Mali i Zi është në vend të katërt me 2 pikë, Suedia në fund me 0 pikë.

Mali i Zi – Suedia 31:26 (16:10)
Palestra e sportit “Jiske bank boksen” në Herning. 
Pa shikues: 
Gjyqtrë: Lidacka dhe Lesjak (Polonia).
Shtatëshet: Mali i Zi 5 (5), Suedia3 (3).
Përjashtime: Mali i Zi 4 minuta, Suedia 4. minuta.
Mali i Zi: Baboviq (2 mbrojtje, Neneziq, Batinoviq (5 mbrojtje), Radiçeviç 11 (5), Jaukoviq 6, Pletikosiq, Mugosha 1, Xhaferoviq 1, A. Klikovac, Ujkiq, Ramusoviq 4, B. Klikovac 1, Mehmedoviq 2, Despotoviq 3, Grbiç 1, Vukçeviç 1.
Suedia: Iden (8 mbrojtje), Ride (4 mbrojtje), Stremberg, Blom 8, Roberts 3, Petren, Lundstrem 1, Forsberg, Rask 2, Dano, Lagerkvist 1, Gulden 2, Lindkvist, Hagman 3, Torleifsdotir 5, Hanson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat