Drenica sfidon Vëllaznimin

Hendboll

Drenica sfidon Vëllaznimin

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 13:57
Drenica sfidon Vëllaznimin

Me javën e 14-të mbyllet stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ndeshja e parë e kësaj xhiroje luhet të martën (sot). Nga ora 18.30 në Drenas pritet ndeshje interesante mes dy skuadrave kuqezi, Drenicës e Vëllaznimit.

Të mërkurën janë dy ndeshje tjera. Llapi e Trepça takohen nga ora 17.00 në Podujevë. Kurse nga ora 18.30 në Ferizaj luajnë Kastrioti e Zhegra.

Ndeshjet Prishtina - Vushtrria e Prizreni - Besa Famgas luhen javën tjetër. Prishtina e Besa Famgas në fundjavë kanë ndeshje evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat