SEHA League fillon më 17 dhjetor

Hendboll

SEHA League fillon më 17 dhjetor

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:23
SEHA League fillon më 17 dhjetor

Në javën e tretë të dhjetorit do të fillojë SEHA League në hendboll (meshkujt).  

Pelisteri nga Manastiri do ta fillojë sezonin në SEHA League më 21 dhjetor me ndeshjen kundër Metaloplastikës nga Shabaci në arenën "Boro Çurllevski" në Manastir.

"RC Europharm Pelister informon publikun se më 21 dhjetor do të fillojë me ndeshje në Ligën rajonale SEHA Gazprom për sezonin 2021/21.

Pas afateve të përcaktuara të dy ndeshjeve të para, Eurofarm Pelister të hënën e ardhshme, me 21 dhjetor në orën 17:45, në sallën sportive "Boro Çurllevski" do të pres Metaloplastikën.

Dueli midis ekipit maqedonas dhe ish-kampionit të Evropës është fillimi i fazës në grupe dhe ndeshja e vetme e klubit që do të luhet deri në fund të vitit 2020", thuhet në deklaratën e klubit.

Ndoshta nuk do të ketë një orar zyrtar, por ndeshjet do të luhen në marrëveshje midis ekipeve pjesëmarrëse. Liga do të fillojë zyrtarisht më 17 dhjetor me ndeshjen midis Vojvodinës nga Novi Sadi dhe skuadrës kroate Nexe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat