Ja çka e la pa fjalë në Pejë gazetarin serb nga Banjalluka

Hendboll

Ja çka e la pa fjalë në Pejë gazetarin serb nga Banjalluka

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 12:54
Ja çka e la pa fjalë në Pejë gazetarin serb nga Banjalluka

Skuadra e hendbollit nga Republika Srpska, Borci nga Banjalluka, që garon në Kampionatin e Bosnjës dhe Hercegovinës, është e mahnitur me pritjen në Pejë. Të shtunën që e lamë pas Borci pësoi humbje në Pejë me rezultat 24:22 nga kampioni i Kosovës, Besa Famgas, në kuadër të ndeshjes së parë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës. 

Gazetari serb i “Mondo”, Nebojsha Shatara, ka bërë një reportazh dhe është i befasuar për të mirë me qytetin e Pejës. 

Shatara i dirigjuar nga politika e fëlliqur serbe, e quan shtetin tonë Kosovë dhe Metohi! 

Image

“Pas kalimit nga Mali i Zi për në Kosovë dhe Metohi, policia lokale e priti ekspeditën tonë dhe na çoi në hotelin ‘Seraphine Plaza’, ku qëndruam. Nga furgoni, unë pashë dritat, për të mos thënë metropolin, një çarshi shumë e mirë në madhësi, e cila në disa pjesë i ngjante Las Vegas-it siç e shohim në filma.

Përveç shenjave me vezullim dhe reklamave ndriçuese, ekskluzivisht në shqip dhe anglisht, unë së pari vura re një rrethrrotullim me një tabelë në rrugë ose bulevardi Bill Clinton, ish-president i SHBA-së, të cilin shqiptarët e Kosovës e konsiderojnë ndoshta më meritorin për pavarësisë së vetëshpallur nga Serbia.

Një gjë tjetër që më ra në sy ishte një bilbord i madh me imazhin e Agim Çekut, komandantit të ashtuquajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), por meqenëse nuk flas shqip, nuk isha në gjendje ta dalloja mbishkrimin.

Them diçka për ‘heroizmin’ e tij”, shkruan mes të tjera gazetari serb. “Policët demonstruan seriozitet dhe profesionalizëm në punën e tyre, duke dalë shpejt nga makina me të gjitha pajisjet.

Përshtypja ime ishte,  një teatër i padobishëm në orët e mbrëmjes, veçanërisht pasi ne nuk pamë asnjë njeri të gjallë në rrugët ngjitur me hotelin, dhe më vonë mësova se arsyeja ishte sundimi i orës policore i shkaktuar nga pandemia e virusit korona.

Ishte gjithashtu një pritje (shumë) e ngrohtë e punonjësve të hotelit, të cilët nuk hezituan të flasin në serbisht, duke na pritur me darkë. Të paktën ata pak më të moshuar, por edhe ‘të rinjtë’, të cilët nuk mësuan gjuhën tonë, u përpoqën të ishin në shërbimin tonë me buzëqeshje, madje edhe në anglisht.

Drejtuesit e Besës ishin gjithashtu në pritjen e delegacionit të Banjallukës, gjë që unë mendoj se është e zakonshme në duelet sportive, po e përsëris, në klubin në Pejë, ata bënë çmos që qëndrimi ynë në Metohija të ishte sa më i mirë.

Falë tyre, por kryesisht përfaqësuesve të komunitetit serb dhe posaçërisht Miloç Dimitrijeviç, ne arritëm të marrim të gjitha lejet e nevojshme për të vizituar Patriarkanën e Pejës, një nga shtyllat e shpirtërisë dhe kulturës serbe, edhe pse ishte e mbyllur për shkak të situatës epidemike të shkaktuar nga Covid-19”, shkruan mes të tjera ky gazetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat