Të gjithë negativ, Prishtina niset për në Athinë

Hendboll

Të gjithë negativ, Prishtina niset për në Athinë

Nga: K.G. Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 18:14
Të gjithë negativ, Prishtina niset për në Athinë

Klubi i hendbollit Prishtina, nënkampion i Kosovës, udhëtojnë për në Athinë, për t’i zhvilluar dy ndeshjet (me 19 dhe 20 dhjetor) me AEK-un nga Athina e Greqisë, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës.

 Lajmi më i mirë për djelmoshat e Prishtinës, është se të gjithë rezultuan negativ, kjo e bën të ndihet mirë kryetrajnerin Taib Kabashi. 

“Djemtë e Prishtinës janë nisur në Athinë për të zhvilluar ndeshjen evropiane kundër kampionit grek, AEK Handball. 

Të gjithë lojtarët kanë rezultuar negativ në testin për Covid19 dhe fatmirësisht nuk kemi asnjë lëndim.

Na shkoftë mbarë. Forca Prishtina”, shkruan në faqen e KH Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat