Skuadra nga Republika Srpska ka frikën e grekut që luan për kampionin e Kosovës

Hendboll

Skuadra nga Republika Srpska ka frikën e grekut që luan për kampionin e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 14:57
Skuadra nga Republika Srpska ka frikën e grekut që luan për kampionin e Kosovës

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas nga Peja, synon kualifikimin në të tetën e finales së Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt),  Pejanët janë mirë të përgatitur për sfidën e kthimit që luhen nesër (18.00) në palestrën e sportit “Borik” të Banjallukës, qytet që njihet si Republika Srpska në kuadër të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Besa e ka fituar takimin e parë me rezultat 24:22 dhe ka epërsinë +2 gola, duke pretenduar që të ruajnë atë.

Portier me përvojë i Borcit, Bojan Ljubishiç është optimist por në anën tjetër është në presion nga Besa.

”Një nga lojtarët më të mirë të hendbollit të Borcit m: tel nga ndeshja e parë në Pejë, portieri Bojan Lubishiç, është optimist para revanshit me Besën në raundin e tretë të Kupës Evropiane të EHF.

Me 12 mbrojtje në sallën "Karagaci" në Pejë, portieri i Banjallukës ishte heroi i kuqebluve, por ai nuk mundi të bëjë asgjë edhe kundër gjyqtarëve malazez Bogdan Kallugjeroviq dhe Ivan Vujaçiç, të cilët me vendime katastrofë në fund mundësuan që nikoqirët të fitonin me dy gola, 24:22”, shkruan media nga Banjalluka “Mondo.ba”.

"Do të jetë e pasigurt edhe në Banjallukë, ne jemi duke përgatitur ndryshime të vogla në mbrojtje dhe sulm", tha portieri. 

"Fatkeqësisht kemi humbur me dy gola dy dallim, të gjithë e dimë pse, por kjo është gjëja më e rëndësishme tani. Ndeshja e parë dhe loja jonë na jep arsye të jemi optimistë se do të jemi në gjendje të fitojmë nesër dhe të vazhdojmë përpara. Çfarë mund të bëjmë?" "Një ndeshje, një mbrojtje, një faull teknik, një vendim i gjyqtarit, një gol i lehtë ... mund të jetë vendimtar. Edhe pse ne do të bëjmë çmos për të mos u futur në një situatë të tillë. Unë pres një ndeshje të vështirë, por unë jam optimist", tha ai.

Banjalluka ka frikën e grekut Mallios që shënoi shtatë gola në ndeshjen e parë.

"Ne e dinim që greku ishte i rrezikshëm, por ne neutralizuam plotësisht Nikola Prcen, i cili është lojtari më i mirë i tyre. Spanjolli Victor Alonso Garcia gjithashtu na shkaktoi shumë probleme në pjesën e parë dhe ne do të kemi detyrën ta ndalojmë atë dhe lojtarin e kombëtares greke. Ne do të japim më të mirën tonë dhe shpresoj se ne do t'i ia dalim të gjithë", tha Ljubishiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat