Borci - Besa dhe AEK - Prishtina, sfida që priten me emocione 

Hendboll

Borci - Besa dhe AEK - Prishtina, sfida që priten me emocione 

Nga: K.Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 12:24
Borci - Besa dhe AEK - Prishtina, sfida që priten me emocione 

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas dhe nënkampioni Prishtina, sot do t’i zhvillojnë ndeshjet e Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt). 

Besa luan takimin e kthimit në palestrën e sportit “Borik” në Banjallukë, kundër Borcit, ndërsa Prishtina ballafaqimin e parë në Athinë me AEK-un. 

Të dyja takimet do të luhen në orën 18.00. 

Pejanët fituan takimin e parë me 24:22 dhe kërkojnë kualifikimin në Banjallukë, ndërsa prishtinasit synojnë lojë sa më të mirë në sfidën e parë në Athinë.

Dy ndeshje të vështira për skuadrat tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat