Besa u eliminua pa meritë në Republika Srpska

Hendboll

Besa u eliminua pa meritë në Republika Srpska

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 19:34
Pamje nga ndeshja e sotme

Kampioni i Kosovës, Besa Famgas, nuk e ka merituar eliminimin nga garat e Kupës së Evropës.

Pejanët pësuan humbje me rezultat 23:20 (11:10) nga Borci, në takimin e kthimit të rrethit të tretë, që u zhvillua në palestrën e sportit “Borik” në Banjallukë.

Besa Famgas ka fituar takimin e parë me 24:22 por kjo nuk i mjaftoi!

Borci nga Republika Srpska në kuadër të Bosnjës dhe Hercegovinës, u kualifikuan me rezultat të përgjithshëm 45:44. 

Në 10 minutat e parë, Borci udhëhoqi me 5 gola epërsi (5:0, 6:1), por kampioni i Kosovës gradualisht merr veten, duke e ngushtuar rezultatin në 6:4 në minutën e 13-të.

Pas pesë minutave barazohet rezultati 8:8, më pas pejanët avancuan me 8:9. 
Një  rivalitet i madh deri në fund, portieri Mursel Mehmeti ka treguar formë të mirë.

Në minutën e 30-të, Borci në epërsi me 11:10, të cilët shkojnë në pushim me një gol në favor të tyre. 

Edhe pjesa e dytë me rivalitet të madh, ku në minutën e 33-të, Borci avancon me 4 gola (14:10), por skuadra pejane sërish këndellet dhe ngushton rezultatin në 18:16 (43’) dhe në 19:18 (49’).

Në minutën e 58-të, Borci thellon epërsinë në tre gola (22:19).

Pejanët e humbën ndeshjen (23:20) me gabimet e tyre në fund, duke dështuar në tre veprime. Portieri Mursel Mehmeti është lojtar i ndeshjes në radhët e Besës. Borci kualifikohet në të tetën e finales, Besa eliminohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat