Besa Famgas mund të gjobitet pas lojës ndaj Borac

Hendboll

Besa Famgas mund të gjobitet pas lojës ndaj Borac

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 09:44
Besa Famgas

Klubi Hendbollistik, Besa Famgas është eleminuar nga Kupa Evropiane pas ndeshjes me Borac.

Kjo nuk është e gjitha, pasi sipas “Novosti”, Besa Famgas mund të dënohet nga Federata Evropiane e Hendbollit, pasi trajneri i Besës vendosi që ekipi nga Kosova nuk do të prononcohet për media në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

Vendimi erdhi si pasojë e një skandali, pasi u pa se në tribuna ishte vendosur një mbishkrim me fjalët “Kosova është Serbi”.

Përkundër kësaj, anëtari i ekipit kombëtar të Bosnje-Herzegovinës dhe lojtari i hendbollit të Besa Famgas, Nikola Prce u prononcua para gazetarëve.

Borac mundi Besën për të kaluar tutje në Kupën Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat