Kroacia në histori, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 

Hendboll

Kroacia në histori, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 

Nga: K.Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 17:35
Kroacia në histori, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 

Vashat e Kombëtares së Kroacisë, futen në historinë e hendbollit evropian! 

Kroatet fitojnë medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, medalja e parë në histori e kësaj kombëtare.

Kroacia ka shënuar fitore  me rezultat 25:19 (11:11) ndaj nikoqires së Kampionatit Evropian, Danimarkës.

Kroacia u drejtua drejt fitores nga hendbollistet Katarina Jezhiq dhe Stela Posavec me nga pesë gola, Ana Debeliq shënoi katër, Çamila Miçijeviç tre gola, ndërsa portierja Tea Pijeviq tregon formë fantastike, duke pritur 15 goditje nga rivalja.

Kroacia në festë, danezët të zhgënjyera deri në pikën e fundit, mbeten pa medalje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat