Finale për infarkt, Norvegjia kampion i ri i Evropës

Hendboll

Finale për infarkt, Norvegjia kampion i ri i Evropës

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 19:39
Finale për infarkt, Norvegjia kampion i ri i Evropës

Finale për infarkt mes Francës dhe Norvegjisë, në të cilën  norvegjezet shënuan fitore rezultat 22:20 (14:10) dhe janë kampion të ri të Evropës. 

Ndeshje e fortë deri në pikën e fundit dhe me rivalitet të madh në palestrën e sportit "Jyske Bank Boxen" në Herning të Danimarkës.

Filimisht, Franca avancoi me rezultat 2:0, 4:2, barazohen shifrat 4:4, pastaj 4:5, 4:7, 8:13 dhe për të përfunduar pjesa e parë me 10:14 në të mirë të norvegjezeve. 

Në pjesën e dytë lojë për infarkt, ngushtohet rezultati 16:17, pastaj në minutën e 50-të barazohen shifrat 17.17, 18:18. Franca kalon në epërsi me 19:18 në minutën e 53-të, por norvegjezet sërish marrin veten, barazojnë dhe fitojnë me rezultat 22:20.

Një finale që do të mbahet mend gjatë, si për nga kthesa në rezultat, për nga rivaliteti dhe mbi të gjitha për nga emocionet e pakufishme.

Hendbollistet Mork, Kristiansen, Skogrand shënuan nga 4 gola, pastaj Oftedal, Herrem nga 3, Reistad 2, Solberg  dhe Dale nga 1 gol, që janë me të merituarat që Norvegjia u stolis me titullin e kampionit. Për Francën shënuan Foppa 5, Zadi, Niakte, Flippes nga 3 gola, Lacrabere 2, Coatanea, Dembele, Nze  Minko dhe Sercien-Ugolin nga 1 gol.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat