Prishtinë dhe Taib Kabashi, marre iu koftë, a kështu e prezantoni Kosovën në Evropë...

Hendboll

Prishtinë dhe Taib Kabashi, marre iu koftë, a kështu e prezantoni Kosovën në Evropë...

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:28
Prishtinë dhe Taib Kabashi, marre iu koftë, a kështu e prezantoni Kosovën në Evropë...

AEK-u e mposhti Prishtinën me rezultat 41:8, në takimin e dytë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt)! 

Humbjet në sport janë normale, por me rezultate të tilla janë turp për të gjithë ju!  

Këto humbje i kemi pa vetëm të Elbasani! Apo Prishtinës po i vije era Elbasan sa i përket hendbollit, ka rënë në atë nivel të lojës, ndryshe nuk i ngjan! 

Një Prishtinë që ka traditë, të bie veten në këtë ditë, kjo diçka nuk është në rregull,. 

Një Prishtinë që ka trajnerin më të mirë, Taib Kabashi, një emër i respektuar nga të gjitha anët e Kosovës, që zbulon lojtar, të koritet me këtë rezultat, as mendja e njeriut normal nuk e përthekon! 

Prishtina sigurisht me juniorë kishte kaluar më mirë, do të kishin angazhim më shumë!

Prishtina ka disa reprezentues, 9-10 hendbollistë, duke u nisur nga ata të Kombëtares A dhe U -21, edhe të pësojnë këtë humbje, kjo është çmenduri!

Humbja në Athinë vërtet është e padurueshme dhe poshtëruese për kryeqytet, për komunitetin e hendbollit tonë!

Prishtinë dhe Taib Kabashi, dikush duhet me dhënë llogari për këtë katastrofë!  Humbja e ndeshjes së parë arsyetohet, sepse humbët me 37:19 dhe u angazhuat, por çfarë ngjau sot, 41:8!

Prishtina nuk është ekip mu zbavit por ata që veshin fanellën e këtij klubi, duhet të skuqen dhe të kërkojnë falje! Sepse e turpëruat hendbollin tonë, të një shteti që ka traditë! Prishtinë dhe Taib Kabashi, në zhargonin sportiv, marre iu koftë!

 A mos vallë, kjo humbje ka qenë si një ditë e keqe! Sepse ju jeni trajneri më i mirë në Kosovë dhe këto humbje nuk të falen.

Taib dhe Prishtinë, me ata burra që i ke në kryesi, të humbësh me 15 ose 20 gola diferencë, hajde edhe me 25, të falet, por jo me 33! Papërgjegjësi totale! Të gjithë ata djem në klub, edhe ju Taib Kabashi, si trajneri më i miri që të ka Kosova, duhet t’i kërkoni llogari njëri – tjetrit!

A mos vallë ishit në bojkot? A mos vallë u hidhëruat mes vete?  A mos vallë mosha mesatare e ka bërë të veten, ata me përvojë e këta çuna jo?

Humbja më tronditëse prej se marrim pjesë në garat evropiane! Prishtina ka vite që prezantohet në garat evropiane, por jo në kësi niveli. Krejt në fund, vetëm mos thoni se fati sportiv na u ktheu shpinën, se do të qeshin edhe shpezët!  Prishtinë dhe Taib Kabashi, marre iu koftë, a kështu e prezantoni Kosovën në Evropë... Presidenti i klubit, Edi Kolgeci, iu ka dalur hakut, por jo çfarë bërë për të? Turp!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat