Lulzim Abazi: Ja pse kam votuar kundër raportit financiar të FHK-së

Hendboll

Lulzim Abazi: Ja pse kam votuar kundër raportit financiar të FHK-së

Nga: K.G. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Lulzim Abazi

Dje është mbajtur mbledhja e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ku janë diskutuar disa çështje me interes të përgjithshëm hendbollin. Lulzim Abazi, anëtar i bordit të FHK-së, ka shtruar disa çështje gjatë mbledhjes.

“Mbledhja e 25-të e Bordit të FHK-së, datë 21.12.2020. Rend dite: Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit financiar për vitin 2019; Raporti Komisarit të garave për edicionin 2020/21; Caktimi i datës së mbajtjes të Kuvendit zgjedhor të FHK-së. Kërkesa ime ishte që të futej edhe një pikë: Informatë nga kryetari në lidhje me vlerën e subvencioneve të dhëna për Klubet e hendbollit nga ministria e sportit.

Ku edhe u aprovua kërkesa nga të gjithë anëtarët e bordit. 

Image

Në këtë mbledhje u debatua shumë në lidhje me pasqyrat financiare të cilat gjithsej ishin të hyra me vlerë 641,226.08 euro.

Pyetjet e mija ishin të fokusuara tek shpenzimet, ku paraprakisht kam bërë kërkesë me shkrim për 16 pika apo kode në lidhje me shpenzimet që janë bërë gjatë vitit 2019, ku në shumicën e pikave që kemi diskutuar nuk kemi marrë përgjigje adekuate dhe për këtë arsye unë kam votuar kundër këtij Raporti financiar.

Po ashtu kam qenë kundër mbajtjes së Kuvendit zgjedhor me 6 shkurt 2021 para se të mbahet Kuvendi i punës të cilin na e obligon statuti i FHK-së.

Si dhe morëm informatën për vlerën e subvencionimit nga ministria e sportit në vlerë prej 167,000 euro”, ka shkruar Abazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat