PSG fiton dhe përfundon në pozitën e tretë në Champions League

Hendboll

PSG fiton dhe përfundon në pozitën e tretë në Champions League

Nga: K.Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 19:47
PSG fiton dhe përfundon në pozitën e tretë në Champions League

Skuadra franceze, PSG, ka shënuar fitore me rezultat 31:26 ndaj Telekom Veszprem, në takimin që u luajt për vend të tretë në Koln të Gjermanisë.

Hendbollistët e PSG-së treguan paraqitje më të mirë se sa skuadra hungareze edhe në periudhën e parë, kur avancuan me 14:11.

Në pjesën e dytë, parisienët thelluan fitore në pesë gola (31:26) dhe  renditen në pozitën e tretë në Champions League/

Prandi dhe Remili me nga 6 gola, i ndihmuar edhe nga Hansen me  5 sosh, ishin ndër më efikasët në radhët e PSG-së.

Ndërsa Lekai me 9 gola u shqua te skuadra hungareze, por nuk mjaftuan golat e tij për rezultat pozitiv..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat