THW Kiel është kampion i ri i Evropës! Ja sa qindra mijëra euro fiton

Hendboll

THW Kiel është kampion i ri i Evropës! Ja sa qindra mijëra euro fiton

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja finale

THW Kiel është kampion i ri i Evropës në hendboll (meshkujt).

Skuadra gjermane triumfon me rezultat 33:28 (19:16) ndaj Barcelonës, në finalen e Champions League që u zhvilluan në Koln të Gjermanisë.

Kiel që nga viti 2012 nuk e kishte shijuar këtë trofe prestigjioz por që sonte ia doli pas një loje shumë të mirë.  Kiel u bënë kampione të Evropës për herë të katërt në historinë e tyre, ndërsa Barcelona deri me tash e ka fituar nëntë herë.

Image

Te Kieli u dalluan Ekberg me 8 gola, Sagosen me 7, Weinhold 5, Dahmke 5 sosh, ndërsa të Barcelona Gomez u shqua me 10 gola por që nuk i kryen punë për të arritur qëllimin. Portieri i Kiel, Niklas Landin, ishte i shkëlqyeshëm me 14 mbrojtje dhe më i merituari për triumfin e Kielit.

Pas një fillimi të barabartë, në minutën e 9-të, Kiel kaloi në epërsi me 6:4. Gjermanët arritën një epërsi prej tre golave në minutën e 17-të (12:9), dhe dy minuta më vonë +4 (13:9). Iu deshën vetëm dy minuta Barcelonës për t’u afruar në 13:12, dhe në minutën e 28-të në 15:15.

Por fundi i pjesës së parë përsëri i takoi Kielit, i cili shkoi në pushim me tre gola epërsi (19:16).

Në minutën e 35-të, ekipi gjerman erdhi përsëri në një avantazh me katër gola (21:17), dhe në të 44-tën në +5 (26:21).  Kiel ngadhënjeu me pesë gola dallim (33:28).

Skuadra kampione do të marrë 500,000 euro, dhe 250,000 euro do të shkojnë për ekipin e vendit të dytë.
Parizianët zënë vendin e tretë dhe fituan 150,000 euro, Veszprem mori një çek në shumën prej 100,000 euro.

Kiel - Barcelona 33:28 (19:16)
Kiel: Landin, Quenstedt; Duvnjak, Weinhold 5, Ekberg 8, Pekeler 4, Zarabec 1, Reinkind 1, Wiencek 2, Voigt, Sagosen 7, Dahmke 5, Sunnefeldt, Ehrig, Wager, Ciudad Benitez
Barcelona: Moller, De Vargas; Entrerrios 1, Sorhaindo, Dolenec, Palmarsson 1, Arino 4, Cindriç 3, N'Guessan 1, Dos Santos 1, Janc, Fabregas 3, Gomez 10, Mem 4, Frade, Pascual Garcia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat