Federata e Hendbollit e Kosovës ka pasur një viti mjaft të mirë me klube në garat ndlrkombëtare.
"Federata jonë gjatë vitit 2020 ka pasur edhe shumë e shumë aktivitete. Përkundër vështirësive, sukseset nuk kanë munguar.
Kampionia jonë, Besa Famgas, ka shënuar dy fitore të thella ndaj Bosna Visoko në raundin e dytë të Kupës Evropiane. Në raundin e tretë në ndeshjen e parë e mposhti ish-kampionin evropian, Boracin e Banjallukës.
KH Besa Famgas
I mungoi fati në ndeshjen e dytë dhe për një gol nuk avanvcoi tutje.
KHF Istogu në raundin e tretë të Kupës Evropiane, e fitoi ndeshjen e parë ndaj skuadrës cilësore bjelloruse, Victoria Berestie. Por ndeshjen e dytë e humbi me një gol më shumë dhe nuk kaloi tutje. Edhe për Istogun u vlerësua se i mungoi fati në momentet e fundit.
Kombëtarja A ka luajtur një ndeshje të fuqishme ndaj Malit të Zi, ndonëse humbi.
Gjithë komunitetin e hendbollit e falënderojmë për kontributin që së bashku të kalojmë sfidat e jashtëzakonshme të këtij viti.
Shihemi në vitin 2021, me angazhime e suksese të reja"; ka shkruar në faqen e FHK-së.