Pa asnjë stërvitje me ekip u bë kampion i Kosovës, ky është trajneri! Disa gati i dogjën librat nga inati...

Hendboll

Pa asnjë stërvitje me ekip u bë kampion i Kosovës, ky është trajneri! Disa gati i dogjën librat nga inati...

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 15:17
Pa asnjë stërvitje me ekip u bë kampion i Kosovës, ky është trajneri! Disa gati i dogjën librat nga inati...

Sami Çerkini është trajneri i parë në historinë e sportit të Kosovës, që u bë kampion me ekipin e Ferizajt dhe pa asnjë stërvitje për edicionin 2019-2020!

I ka thyer të gjitha rekordet! Hendbollistet e Ferizajt nuk stërvitni për shkak të kushteve, por i zhvillonin ndeshjet sipas kalendarit garues.

Disa në qytetin e Ferizajt, jepni parashikime, se Samiu do të koritet keq në Superligën e Kosovës, pa stërvitje, kanë m’ia humbur topin.  Po ndodhi e kundërta, Samiu ia humbi topin të gjithëve!   

Sami Çerkini me vashat e Ferizajt, bëhet kampion i Kosovës.

Disa që kanë lexuar shumë dhe që kishin mësuar lojën më bashkëkohore nga librat, që i përdorni edhe në stërvitje, gati sa i dogjën librat.

“Çfarë të duhet libra dhe leximi i tepërt, kur del një Sami dhe pa as një stërvitje të bën me fol me vetveten, t’i gjunjëzon ekipet që kanë stërvitur pandërprerë“, thonë disa nga protagonistët e kësaj loje.

Prapë nuk i dogjën librat, e ruajtën durimin por e kuptuan se trajneri lind dhe nuk bëhet me libra. Po kjo ishte hija më e zezë për hendbollin tonë, kampion ekipi pa asnjë  stërvitje! Kjo është metoda më e re!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat