Dy dekada e pritën humbjen turpëruese të Taib Kabashit! Një rrëshqitje e pazakontë 

Hendboll

Dy dekada e pritën humbjen turpëruese të Taib Kabashit! Një rrëshqitje e pazakontë 

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 21:15
Dy dekada e pritën humbjen turpëruese të Taib Kabashit! Një rrëshqitje e pazakontë 

Trajneri i Prishtinës, Taib Kabashi, që llogaritet nga disa si simbol i hendbollit në vitet e pasluftës, si motivuesi më i madh dhe gjithmonë që lufton për trofe, për habi rrëshqiti keq sikur në akull në një moment dhe as që mund të ndalej askund!  

Rrëshqiti profesori, siç thonë disa, rrëshqiti më në fund. Ky është gëzimi i vitit për kundërshtarët e tij: Dështoi profesori me Gjeneratën e Artë!  

Disa edhe kanë dalur në pension, që plot 20 vite duke e pritur një humbje turpëruese të Taib Kabashit dhe kjo i ndodhi me Prishtinën në Athinë me rezultat 41:8, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës! Mbi të gjitha, edhe Kabashi është njeri, është trajner që mund të digjet në një ndeshje si u dogj në Athinë. 

Humbje që vërtetë nuk kapërdihej në fund të vitit 2020, ndryshe nuk quhej përveç marre iu koftë! 

Ajo që ka rëndësi, disa kundërshtarë të Kabashit, që edhe ai vet i di me emra se kush janë, plot 20 vite apo 2 dekada e kanë pritur këtë humbje turpëruse të tij.

Jo vetëm Kabashi, por shumë trajner të mëdhenj iu ka ndodhur të pësojnë debakël në sport, se sporti është i tillë. Fundja, kundërshtarëve të Kabashit, iu plotësua ëndrra, humbi 41:8.

Kabashi pas asaj rrëshqitje fatale, do të kthehet edhe më i fortë, vetëm i duhet pak kohë të rehabilitohet dhe t’ju tregojë kundërshtarëve se kush është njeriu që lufton sërish për trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat