Trajneri që i la pa fjalë bjelloruset në Kosovë

Hendboll

Trajneri që i la pa fjalë bjelloruset në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2021 Në ora: 22:05
Trajneri që i la pa fjalë bjelloruset në Kosovë

Skuadra nga Bjellorusia, Victoria Berestie, kur ka ardhur në Kosovë, kishte menduar se me lehtësi do ta fitojë ballafaqimin me kampionen vjeshtor të Kosovës, Istogu, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll (femrat). 

Kryetrajneri Faruk Shala, nuk ka folur shumë, por me lojën që shtroi në fushë, e la pa fjalë Victoria Berestien me trajnerin Iouri Karpouk.

Istogu fiton takimin e parë me rezultat 33:30, duke shkaktuar senzacion por që në takimin e dytë, me 22 nëntor, ishin të pafat dhe pësuan humbje me rezultat 32:28 dhe u eliminuan nga garat evropiane.

Megjithatë, trajner i Istogut i la pa fjalë bjelloruset, duke i habitur për nivelin e lojës dhe të mikpritjes të qytetit të Istogut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat