Shtyhen ndeshjet e rivalëve të Kosovës

Hendboll

Shtyhen ndeshjet e rivalëve të Kosovës

Më: 6 janar 2021 Në ora: 21:45
Shtyhen ndeshjet e rivalëve të Kosovës

Të martën e të mërkurën janë luajtur ndeshje të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”. Pjesë e këtyre kualifikimeve është edhe Kombëtarja e Kosovës në hendboll (meshkujt). Por Kosova nuk ka pasur ndeshje në terminin e janarit.

Në kuadër të grupit të tetë, ku bën pjesë Kosova, të mërkurën është dashur të luhet ndeshja në mes të Malit të Zi dhe Suedisë. Këto dy kombëtare është dashur të takohen edhe më 9 janar në Suedi.

Por të dy ndeshjet janë shtyrë për shkak të rasteve me COVID-19 te Suedia. EHF-ja së shpejti pritet të përcaktojë termin të ri për këto dy ndeshje.

Ndeshja e ardhshme e grupit 8 është Kosova – Rumania që do të luhet më 10 apo 11 mars në Prishtinë.

Në grupet tjera janë luajtur disa ndeshje. Të martën, Bjellorusia fitoj ndaj Norvegjisë me rezultat 33:25 kurse Serbia e mposhti Francën me 27:24.

Të mërkurën, Estonia fitoi 24:21 ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Sllovenia fitoi 34:23 ndaj Holandës, ndërsa Polonia e mposhti Turqinë me 29:24. Gjermania shënoi fitore të pritur ndaj Austrisë me rezultat 36:27.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat