Sabri Beshiri - aktivist i madh në Gjeneratën e Republikës  

Hendboll

Sabri Beshiri - aktivist i madh në Gjeneratën e Republikës  

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:48
Sabri Beshiri - aktivist i madh në Gjeneratën e Republikës  

Në vitet më të vështira (1991-1999), sportistët tanë, si trima të vërtetë, i dolën zot sportit të Republikës së Kosovës, duke i rezistuar fuqishëm okupatorit serb.

Sabri Beshiri i takon Gjeneratës së Republikës!

Në vitet me të rënda, Beshiri nuk mendoj as dy herë por me shumë llapjanë të tjerë, vepruan si një armatë, së bashku me mijëra sportistë të Kosovës, duke e mbajtur gjallë sportin. 

Beshiri, si gjithmonë, fjalëpak, i urtë, por mbi të gjitha i guximshëm dhe vepronte në momentet më të duhura në shërbim të hendbollit dhe sportit në përgjithësi. 

Ai ka qenë kryetar i klubit të hendbollit Llapi nga Podujeva dhe aktivist i madh i sportit më me traditë në vendin tonë, hendbollit.  

Beshiri nuk kurseu asgjë nga vetja, por gjithmonë ishte në krah të hendbollistëve dhes sportistëve ku do që e kërkonte nevoja. Asnjëherë nuk u ndal dhe as që frikësua nga kërcënimet e sigurimit shtetëror serb.  

Ai iu bëri ballë të gjitha furtunave që vinin nga kuzhina e Beogradit dhe sot ndihet krenar që i takoi periudhës së Gjeneratës së Sakrificës. 

Sot ndihet më krenar se asnjëherë, që sheh sportistët dhe sportistet tona, duke lozur në stadiume dhe palestra sportive, e drejtë që iu mohua në vitet e 90-ta nga regjimi kriminal serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat