Zvicra në vend të SHBA-së në Kupën e Botës

Hendboll

Zvicra në vend të SHBA-së në Kupën e Botës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:30
Zvicra në vend të SHBA-së në Kupën e Botës

Një tjetër largim ka ardhur nga Kampionati i Botës në hendboll. Pas Republikës Çeke edhe SHBA është tërhequr nga pjesëmarrja në Kupën e Botës në kategorinë e meshkujve për shkak të disa rasteve me COVID-19.

Në vend të SHBA-së në Egjipt do të udhëtojë Zvicra, që ishte kombëtarja e dytë në pritje në listën e IHF-së.

Lista e kombeve alternative u krijua sipas kritereve të performancës së ngjarjes kualifikuese të kontinentit të kampionit në fuqi të botës, që është Evropa.

Gjatë ditës së djeshme Maqedonia ka zënë vendin e Çekisë në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat