Operohet Mehmeti, Prishtina e hendikepuar  

Hendboll

Operohet Mehmeti, Prishtina e hendikepuar  

Nga: K.G. Më: 14 janar 2021 Në ora: 18:12
Operohet Mehmeti, Prishtina e hendikepuar  

Hendbollistja Shkurte Mehmeti do të mbetet jashtë fushës për një kohë dhe do të jetë edhe një hendikep edhe për klubin e Prishtinës. Ajo është operuar me sukses, konfirmon KHF Prishtina. 

Mehmeti është prej lojtareve më të mira në vendin tonë dhe reprezentuese e Kosovës.

“Operohet me sukses Shkurte Mehmeti. Shpreh mirënjohje dhe falënderim për presidentin Nebih Zariqi.
Pivotmenja 26 - vjeçare Shkurte Mehmeti, të marten operoji me mjaft sukses ligamentin e dëmtuar, nga doktori Qerim Kida.

Pas një periudhe jo shumë të gjatë të vuatjes së lëndimit të pivotmenes sonë Shkurte Mehmeti, ajo realizoi me mjaft sukses operimin e saj ACL liagmentin e dëmtuar të saj, 

Kryesia, stafi dhe lojtaret e KHF Prishtina Shkurtes i deshirojne së pari përfundimin e operacionit të suksesshëm dhe rikthimin e saj sa më të shpejt duke i uruar shëndet të plotë.

Kryesia po ashtu falënderon përzemërsisht doktorin Qerim Kida dhe stafit e Royal Medical per kujdesin e shtuar për Shkurten”, njofton KHF Prishtina.

Po shumë mirënjohës dhe falënderuese u tregua, pivotmenja Mehmeti e cila u shpreh: " Operimi im për ACL kaloi me sukses. Falenderimi i takon Zotit dhe të gjithë stafit mjekësor “Royal Medical” për punën që e bënë me kujdesin maksimal.

Faleminderit Kryetarit Nebih Zariqi që më qëndroi pranë dhe të gjithë atyre që më dhanë kurajo ta kaloja sa më lehtë. Shpresoj të kthehem sa më shpejtë dhe ti ndihmoj klubit tim! " theksoi: Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat