Çervar: Është sikur të jemi në luftë!

Hendboll

Çervar: Është sikur të jemi në luftë!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:57
Çervar: Është sikur të jemi në luftë!

Kombëtarja e Kroacisë sot (18.00) do të ndeshet me Japoninë, në kuadër të grupit C të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Egjipt. Hendbollistët kroat janë të përgatitur maksimalisht dhe synojnë fitore. 

“Është interesant, lojtarët tanë të hendbollit kanë luajtur për herë të parë me Japoninë 30 vjet më parë. Ishte një ndeshje miqësore dhe përfundoi me rezultat 23:23. Pastaj, në vitin 1991, Kroacia luajti me Japoninë në Kupën e Colorados dhe fitoi me 28:21. Pas kësaj, ata luajtën me Japoninë edhe katër herë dhe shënuan katër fitore”, - shkruan mes të tjera “Veçernjlist”.

Lino Çervar, selektor i Kroacisë, tha se nuk ndihet mirë për një arsye. “Çfarë të them, nuk jam mirë të shoh kur shkojmë në stërvitje dhe jemi të shoqëruar nga gjashtë automjete të blinduara.

Është sikur jemi në luftë. Për shkak të pandemisë, kushtet janë si janë dhe duhet ta pranoj që nuk kam provuar kurrë diçka të tillë në gara, që sa jam trajner qe një kohë shumë të gjatë”, thotë trajneri Lino Çervar.

“Ne nuk duhet ta marrim me lehtësi Japoninë. Është një ekip kombëtare që po përparon nga viti në vit dhe tani ka një trajner serioz Dagur Sigurdsson.

Ne pamë pamjet e ndeshjeve miqësore të Japonisë me Egjiptin dhe më duhet ta pranoj që ato janë shumë të mirë.

Në mbrojtje, japonezët luajnë 5-1 ose 6:0. Ata kanë një lojtar të gjatë në mes të mbrojtjes. Sa i përket lojës së tyre, ata janë shumë të lëvizshëm dhe të shpejtë, dhe teknikisht janë shumë të mirë - thekson Çervar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat