Esma apo vajza nga Mali i Zi, me synime të mëdha në Kosovë, vetëm një gjë po e shqetëson!

Hendboll

Esma apo vajza nga Mali i Zi, me synime të mëdha në Kosovë, vetëm një gjë po e shqetëson!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 janar 2021 Në ora: 15:10
Esma apo vajza nga Mali i Zi, me synime të mëdha në Kosovë, vetëm një gjë po e shqetëson!

Në 21 vitet e fundit në hendbollin e Kosovës (femrat), nga disa njohës vlerësohet se nuk ka pasur lojtare më të mirë dhe të nivelit të boshnjakes Esma Muratoviq! 

Hendbolliste e përkryer dhe që nuk luan me tërë kapacitetin e saj por aq sa i duhet në Kampionatin e Kosovës. 

Esma është hendbolliste e kampiones vjeshtore Istogu, anëtare e Kombëtares së Malit të Zi dhe para disa ditësh është caktuar edhe trajnere në Akademinë e hendbollit Istogu.

Image

Rikthimi i saj në Kosovë ka rritur sado kudo edhe nivelin e lojës, sidomos në radhët e Istogut, që është klubi më i organizuar në vend.

Synimi i saj është që me Istogun të fitojë titullin dhe Kupën e Kosovës, por ka edhe një shqetësim tash e një kohë. 
  
“Bota sot”:  Esma, do të punoni edhe si trajnere me akademinë e hendbollit Istogu, një përvojë e re?

Esma Muratoviq: Mezi po pres të filloj që të punoj me fëmijë.

Image

Është një përvojë më shumë për mua dhe jam e sigurt që shumë fëmijë do të vijnë në akademi, duke pasur parasysh se i njëjti klub është më i miri në vend për vite me radhë, luan ndeshje evropiane. Është një qytet që gjithnjë e më shumë fëmijë e pëlqejnë dhe e duan hendbollin.

“Bota sot”: Çfarë prisni me ekipin e Istogut në pranverë?
Esma Muratoviq:
Ne do të fillojmë përgatitjet për gjysmën e sezonit (pranverës). Normalisht, punë e vështirë, megjithatë ne jemi të fokusuar në objektivat tona. Ne duam që ta përfundojmë sezonin me dy trofe të fituar: titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.

Me titull duam që ta mbyllim sezonin.

“Bota sot”: Sa jeni e kënaqur me kushtet?
Esma Muratoviq:
Ne kemi palestrën tonë... Tani na zhvillojmë çdo seancë stërvitore në palestrën tonë dhe lojët si vendase. Kushtet në klub janë shumë të mira, përkundër kësaj situate që po ballafaqohemi me korona virusin. Unë i kam kushte shumë të mira në klub, nuk po ankohem!

“Bota sot”: A jeni e shqetësuar nga pandemia, që ende po zgjat?
Esma Muratoviq:
Situata është shqetësuese kudo në botë. Shpresoj që e gjitha kjo të kalojë së shpejti. Duhet të bëjmë punën tonë si në sport po ashtu edhe në jetë.  Shpresoj që  të filloj sa më shpejt çdo  gjë të funksionoj normalisht.

“Bota sot”: A keni konkurrent në kampionat?
Esma Muratoviq:
Ne nuk patëm ndonjë lojë të fortë në gjysmën e parë të kampionatit tonë dhe mendoj se treguam se jemi shumë para të gjithëve me organizim e cilësi. 

Nuk e di se cila është situata për këtë gjysmë sezoni në të gjitha klubet, por ne do të vazhdojmë drejt qëllimit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat