​Mësohet data e fillimit te stinorit pranveror në hendboll

Hendboll

​Mësohet data e fillimit te stinorit pranveror në hendboll

Më: 16 janar 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Edhe tri javë kanë mbetur deri në fillim të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Në xhiron e 15-të, që zhvillohet më 6 e 7 shkurt, takohen: Drenica – Kastrioti, Vëllaznimi – Llapi, Trepça – Prizreni, Besa Famgas – Prishtina, Vushtrria – Zhegra.

Pjesa e parë e kampionatit përfundon me ndeshjet e xhiros së 18-të, që zhvillohen më 20 e 21 shkurt. Menjëherë më 24 shkurt fillon pjesa e dytë e kampionatit, përkatësisht Superliga A. Ndërkohë ndeshjet e javës së 28-të, të fundit për Superligën A, luhen më 14 e 15 prill.

Superliga B (meshkujt), fillon më 27 shkurt dhe përfundon më 11 prill.

Superliga e femrave vazhdon me ndeshjet e xhiros së 12-të, që janë më 13 e 14 shkurt. Ndeshjet e para për stinorin pranveror janë: Shqiponja – Ferizaj, Istogu – Drita, Vjosa – Samadrexha, Vëllaznimi – Vushtrria, Prishtina – Kastrioti, Jusuf Gërvalla – KEK-u.

Liga e Parë e meshkujve fillon më 13 shkurt, ndërsa Liga e Parë e femrave më 27 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat