Suedia ka fituar ndeshjen kryesore

Hendboll

Suedia ka fituar ndeshjen kryesore

Më: 19 janar 2021 Në ora: 12:06
Suedia ka fituar ndeshjen kryesore

Kundërshtarja e kaluar e Kombëtares së Kosovës, Suedia, ka fituar ndeshjen kryesore të së hënës në Botërorin e hendbollit.

Suedia fitoi ndaj nikoqirit, Egjiptit, me rezultat 24:23. Mbrojtjen e çeliktë të aplikuar në Prishtinë më 8 nëntor, suedezët e aplikuan edhe të hënën ndaj Egjiptit. Suedia avancon në raundin e dytë nga vendi i parë në grupin G (6 pikë). Tutje avancojnë edhe Egjipti (4 pikë) dhe Maqedonia e Veriut (2 pikë) që fitoi me shumë mund ndaj Kilit, 32:29.

Ndeshjet e fundit janë luajtur edhe në tri grupe tjera.

Nga Grupi E avancojnë Franca (6), Norvegjia (4) e Zvicra (2). Të hënën Franca fitoi ndaj Zvicrës (25:24) kurse Norvegjia e mposhti Austrinë (38:29).

Prej Grupit F avancojnë Portugalia (6), Islanda (4) e Algjeria (2). Të hënën Portugalia fitoi ndaj Algjerisë (26:19) ndërsa Islanda e mposhti Marokun (31:23).

Rusia (5), Sllovenia (4) e Bjellorusia (3) avancojnë nga grupit H. Të hënën Rusia fitoi ndaj Koresë së Jugut (30:26), kurse Sllovenia e mposhti Bjellorusinë (29:25).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat