Sonte ndeshen mes vete dy selektorët më të vjetër! 

Hendboll

Sonte ndeshen mes vete dy selektorët më të vjetër! 

Nga: K.Goca Më: 19 janar 2021 Në ora: 13:44
Lino Çervar

Të dy - 137 vjeç. Përplasja e mbrëmjes së sotme (18.00) midis Kroacisë dhe Katarit është gjithashtu edhe përplasja e përzgjedhësve më të vjetër në Kampionatin Botëror, Lino Çervar (70 vjeç) dhe Valera Rivera (67 vjeç). 

“Këto janë legjendat e hendbollit botëror, njohës të padiskutueshëm. Çervar si kampion bote dhe fitues olimpik me Kroacinë dhe Rivera gjithashtu si kampion bote me Spanjën”, shkruan mes të tjera media kroate “Slobodna Dalmacia”.

“Rivera, në fund të vitit 2008, e mori ekipin kombëtar spanjoll me të cilin u bë kampion bote në vitin 2013 para tifozëve të tij. Ai më pas pranoi ofertën e Katarit, me të cilën menjëherë ka bërë sukses historik në vitin 2015, duke e fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror”, shkruan mes të tjera.

Luanët e vjetër janë ende, duke mos hequr dorë dhe duke formuar rendin e hendbollit botëror. Kroaci - Katari, luftë për vendin e parë në grupin C. Katari kryeson me 4 pikë dhe ka një më shumë se Kroacia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat