Kroacia më e mirë se Katari, kualifikohen në rrethin tjetër

Hendboll

Kroacia më e mirë se Katari, kualifikohen në rrethin tjetër

Nga: Kemajl Goca Më: 19 janar 2021 Në ora: 19:50
Kroacia më e mirë se Katari, kualifikohen në rrethin tjetër

Kombëtarja e Kroacisë kualifikohet në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror në hendbolll, që po zhvillohet në Egjipt. 

Kundërshtari i parë i Kroacisë në rrethin e dytë është  Bahrejni, i cili zuri vendin e tretë në Grupin D.

Kroatët do të janë grup me Argjentinën dhe Danimarkën. Dy skuadra që renditen në dy vendet e para në secilën grup do të kalojnë në çerekfinale.

Në ndeshjen e rrethit  të 3-të të Grupit C, në Aleksandri, ekipi kroat i hendbollit për meshkuj mposhti Katarin, me rezultat 26:24 (13:11) dhe fitoi vendin e parë në grup me 5 pikë, duke lënë pas Katarin me 4.

Kroacia - Katari 26:24 (13:11)

Gjyqtarë: Naçevski dhe Sokolov (Maqedonia e Veriut).
Kroacia: Peshiq (4 mbrojtje), Shego (6 mbrojtje), Mariq (5), Duvnjak (1), Horvat (3), Keviq, Sharac, Shtrlek (6), Çupiç (2), Musa (1), Mamiq (5), Shebetiq, Brozoviq, Mandiq, Jaganjac, Martinoviq (3).
Katar: Shariq (3 mbrojtje) Abidi (7 mbrojtje); Alkrad, Mabrouk, Madadi (4), Marzo (7), Sassi, Damjanoviq, Berrached (3), Romane, Sami (1), Ali (4), Guehis, Abdelfattah, Dhiab, Hassaballa (1), Zakkar (4).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat