Spanjës i ka takuar ndeshja kryesore

Hendboll

Spanjës i ka takuar ndeshja kryesore

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:33
Spanjës i ka takuar ndeshja kryesore

Spanjës i ka takuar ndeshja kryesore në Botërorin e 27-të të hendbollit që po mbahet në Egjipt. Të enjten kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së parë të raundit kryesor të Botërorit.

Spanja fitoi 32:28 ndaj Gjermanisë. Fernandez Perez realizoi 6 gola për Spanjën kurse për Gjermaninë 7 gola i kishte Timo Kastening.

Spanja është e dyta në Grupin I me 5 pikë, një më pak se Hungaria. Gjermania renditet e katërta me 2 pikë.

Rezultatet e ndeshjeve tjera të së enjtes janë:

Danimarka – Katari 32:23

Kroacia – Bahrejni 28:18

Hungaria – Brazili 29:23

Uruguai – Polonia 16:30

Japonia – Argjentina 24:28.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat