Goditje e madhe për Kroacinë! 

Hendboll

Goditje e madhe për Kroacinë! 

Nga: K.G. Më: 23 janar 2021 Në ora: 13:37
Luka Cindriç

Hendbollisti Luka Cindriç nuk mund të kthehet në Egjipt për shkak të dëmtimit!

Pas ekzaminimeve të hollësishme mjekësore në Barcelonë, tregojnë për lëndim serioz të Cindriç. 
Lojtari i kombëtares kroate nuk është në gjendje të kthehet në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Egjipt, njoftoi Federata Kroate e Hendbollit.

“Për një kohë të gjatë, kishte një dritë shprese se Kroacia do të ishte edhe më e fortë në finalet e Kupës së 27-të Botërore në Egjipt, domethënë që Luka Cindriç të kthehej në radhët e tyre.

Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë”, shkruan “Veçer njlist”. Cindriç nuk mund të stërvitet për 15 ditët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat