Jahja e Xhema drejtojnë ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane

Hendboll

Jahja e Xhema drejtojnë ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:02
Jahja e Xhema drejtojnë ndeshje të fazës grupore të Ligës Evropiane

Ka vazhduar paraqitja e anëtarëve të FHK-së në ndeshje të garave evropiane.

Të shtunën ndeshje evropiane drejtuan Besfort Jahja e Sherif Xhema.

Dy gjyqtarët e EHF-së nga Kosova ishin të deleguar në ndeshjen e luajtur në Lublin të Polonisë.

U përballën MKS Perla Lublin dhe skuadra franceze Nantes Atlantique Handball. Ndeshja i takonte fazës grupore të Ligës Evropiane për hendbolliste. Fitore me rezultat 31:26 ka shënuar skuadra franceze.

Gjyqtarët e Kosovës janë të rregullt në gara evropiane. Delegime tjera priten për ta në vazhdim të edicionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat