Istogu paralajmëron dy përforcime të mëdha nga Champions League 

Hendboll

Istogu paralajmëron dy përforcime të mëdha nga Champions League 

Nga: K.Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 13:10
Istogu paralajmëron dy përforcime të mëdha nga Champions League 

Istogu po përgatitet maksimalisht për pjesën e dytë të kampionatit. 

Atmosfera është shumë e mirë në klub dhe pretendojnë t’i fitojnë të gjitha trofetë. 

Trajneri Faruk Shala është i kënaqur me atmosferën dhe me rrjedhën e përgatitjeve.

“Istogu vazhdon stërvitjet për stinorin e ri.

Hendbollistet Istogase janë në vrullin e përgatitjeve për sezonin pranverore ku synohet të arrihet forma optimale për të vazhduar drejt sukseseve të reja.

Stafi teknik nuk ka paraparë përforcime për sezonen pranverore, skuadra do të paraqitet me përbërjen aktuale të hendbollisteve, deri në muajin gusht ku skuadrës do t’i bashkohen dy hendbolliste me të cilat Istogu ka arritur marrëveshje, e që vijnë nga niveli me i lartë i hendbollit evropian aktualisht janë pjesë e Champions League dhe EHF League. 

Kjo ngase nga muaji shtator pritet që skuadra jonë të jetë pjesë e ligës rajonale”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat