Danimarka – Suedia,  ndeshen sonte në finalen e madhe të Kampionatit Botëror 

Hendboll

Danimarka – Suedia,  ndeshen sonte në finalen e madhe të Kampionatit Botëror 

Nga: K.G. Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:35
Danimarka – Suedia,  ndeshen sonte në finalen e madhe të Kampionatit Botëror 

Danimarka dhe Suedia do të takohen sonte (17.30) në Kajro, në finalen e Kampionatit Botëror.  Danezët e udhëhequr nga hendbollisti Mikel Hansen do të synojnë edhe titullin e radhës, ndërsa Suedia është në finale pas 20 viteve, kërkon të arrijë fronin e botës në hendboll. 

Hansen do të përpiqet të hyjë në histori si kombëtarja e katërt që fiton radhazi dy Kampionate Botërore, pas Suedisë (1954-1958), Rumanisë (1961-1964 dhe 1970-1974) dhe Francës (2009- 2011 dhe 2015). 

"Ne jemi të lodhur, çerekfinalja me Egjiptin ishte jashtëzakonisht e mundimshme dhe pastaj ndoqëm atë duel me Spanjën në gjysmëfinale.

Sidoqoftë, ne po luajmë për medalje të artë të Kampionatit Botëror, nuk ka motiv më të madh se kaq, unë besoj se do të jemi në lartësinë e detyrës", tha trajneri danez Nikolai Jakobsen.

Në orën 14.30 luhet ndeshja për medalje të bronztë mes Francës dhe Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat