Agim Reçica - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Agim Reçica - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 17:25
Agim Reçica - lojtar i sakrificës në Gjeneratën e Republikës 

Sportistët sakrifikuan shumë në vitet e 90-ta për të mbajtur gjallë sportin në përgjithësi.

Të jesh sportist në vitet e 90-ta padyshim ka qenë sikur të jesh në vijë të parë të frontit kundër regjimit kriminal serb.

Agim Reçica i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër hendbollistët më të dalluar në vitet e 90-ta, duke luajtur me sukses në petkun e skuadrës me renome Kastrioti nga Ferizaj. 

Megjithatë pas 3 viteve në Gjeneratën e Republikës u desh të ndërpres karrierën për shkak të një lëndimi. 

Reçica si shumë sportist të tjerë veproi me guxim dhe nuk u ndal përkundër kërcënime të llojllojshme nga pushtuesi serb. 

Ai, së bashku me mijëra sportistë iu kundërvu fuqishëm agresorit serb. 

Sot ndihet krenar që i takoi asaj periudhe shumë të vështirë por të lavdishme dhe që e mbajtën gjallë hendbollin.  
Agim Reçicës si sot i kujtohen ndeshjet në fushën e betonit të shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Ferizaj dhe në fusha të tjera, që ishin të përndjekur nga regjimi kriminal serb, por asnjëherë nuk u dorëzuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat