Nesër mbahet Kuvendi zgjedhor i FHK-së

Hendboll

Nesër mbahet Kuvendi zgjedhor i FHK-së

Nga: K.G. Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:44
Eugen Saraçini

Ashtu siç është paralajmëruar para disa ditëve, nesër do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Eugen Saraçini do të kandidojë edhe për një mandat, me synime që ta fuqizojë edhe më shumë këtë sport me traditë. 

Ai nuk ka kundërkandidat për pozitën e presidentit, ndërsa nesër do të zgjidhen edhe nënkryetari dhe anëtarët e ri të bordit të FHK-së. 

Saraçini që tetë vite është president dhe në kohën e tij FHK anëtarësua me të drejta të plota në EHF dhe IHF. 

Siç merresh vesh, gjithçka është gati për kuvendin zgjedhor dhe pritet të jetë një garë interesante sa i përket se kush do të jenë anëtarë të ri të bordit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat