Jupa: Ky çmim është i pritshëm për mua 

Hendboll

Jupa: Ky çmim është i pritshëm për mua 

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:03
Jupa: Ky çmim është i pritshëm për mua 

Kastriot Jupa është lojtari i pa konkurrencë në Kosovë. Ai është anëtar i kampionit në fuqi Besa Famgas nga Peja dhe reprezentues i Kosovës, ndërsa sot u zgjodh hendbollisti më i mirë për vitin 2020. 

Ky çmim Jupën e motivon edhe më shumë për të synuar suksese të tjera me Besën, gjithsesi rezultate të mira edhe me Kombëtare. 

Jupa për herë të gjashtë është shpallur hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.

“Të them të drejtën ky çmim është i pritshëm për mua, sepse kisha njërin ndër sezonet më të mira në karrierë.

Normalisht, kur shpërblehet mundi i tërë vitit, të jep një motiv që të vazhdosh të punosh”, ka thënë pivoti Jupa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat