Stinori nis me derbin e madh

Hendboll

Stinori nis me derbin e madh

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Stinori nis me derbin e madh

Stinori pranveror i Superligës së Kosovës në hendboll fillon me ndeshjet e xhiros së 15-të që luhen këtë fundjavë.

Stinori nis në mënyrën më të mirë të mundshme – me derbin e madh në mes të Besa Famgas dhe Prishtinës. Dy skuadrat e para në tabelë takohen të shtunën nga ora 17:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Kampioni aktual, Besa Famgas, është në vend të parë me 28 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me 23 pikë. Derisa Besa ka ruajtur përbërjen dhe nuk ka bërë ndonjë ndryshim, Prishtina është përforcuar goxha shumë në afatin kalimtar dimëror. Shpresohet për një ndeshje të fortë dhe cilësore.

Të shtunën janë edhe ndeshjet Trepça – Prizreni (18:00) dhe Vëllaznimi – Llapi (19:30).

Ndërsa të dielën është takimi Vushtrria – Zhegra, që fillon në ora 16:00. Me marrëveshje të dy klubeve kjo ndeshje zhvillohet në Gjilan.
Po me marrëveshje të dy klubeve, ndeshja Drenica – Kastrioti është shtyrë për mesjavën e ardhshme.

Stinori vjeshtor ishte i mbushur me ndeshje dramatike e interesante. Për kampionat interesant shpresohet edhe në pranverë me synim për ngritje të mëtejme të cilësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat