Bajçinca-Brestovci në krye të shoqatës së gjyqtarëve

Hendboll

Bajçinca-Brestovci në krye të shoqatës së gjyqtarëve

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Bajçinca-Brestovci në krye të shoqatës së gjyqtarëve

Gjatë javës është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës.

Në kuvend, kryetare e SHGJHK-së është zgjedhur Shqipe Bajçinca-Brestovci. Ajo është profesoreshë universitare dhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit.

Bajçinca-Brestovci do të jetë në krye të shoqatës për katër vite kurse në Këshillin Drejtues janë edhe Ilir Bytyqi, Eshref Beqiri, Arsim Vitaku, Mehmet Koro, Fisnik Jashari e Getoar Bujupi.

Puna me gjyqtarë të rinj, ngritja e cilësisë së referimit dhe rritja e numrit të gjyqtarëve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare janë prioritetet e shoqatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat