Zhegra më e mirë se Vushtrria

Hendboll

Zhegra më e mirë se Vushtrria

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 22:24
Zhegra më e mirë se Vushtrria

Zhegra ka mposhtur Vushtrrinë të dielën dhe është stabilizuar në mesin e tabelës së Superligës së Kosovës në hendboll. Vushtrria ishte vendase, por me marrëveshje të dy klubeve ndeshja u luajt në Gjilan.

Zhegrasit fituan me  rezultat 37:32. Epërsi prej pesë golave Zhegra kishte edhe pas pjesës së parë, 20:15.

Zhegra renditet e pesta me 15 pikë, ndërsa Vushtrria është e teta me 10 pikë. Kjo ishte ndeshja e vetme e javës së 15-të të Superligës që është luajtur të dielën. Të shtunën u luajtën tri ndeshje, ndërsa Drenica e Kastrioti takohen zhvillohet më 10/11.02.2021 . 

Vushtrria – Zhegra 32:37 (15:20) 

Vushtrria: Pllana, Vllahiu, M. Jashari 5, Fazliu 2, Emini 1, Mejzini 5, F. Jashari 4, Miftari 7, Karaqa 5, Beqiri 3, Mehmeti 

Zhegra: Kurexhaj, Shaqiri 3, Murseli 4, El. Isufi 3, F. Isufi 2, Aliu 2, Ag. Isufi 3, Haziri 14, Ad. Isufi 4, Agushi 1, L. Haziri 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat