Spanja kundër Kosovës

Hendboll

Spanja kundër Kosovës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:56
Spanja kundër Kosovës

Është tërhequr shorti për Kampionatet Evropiane të vitit 2021, për grupmoshën U17 te hendbollistet. Në mesin e 38 ekipeve kombëtare që do të garojnë në Kampionate Evropiane do të jetë edhe Kosova. Zhvillimi i ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja është prej prioriteteve të Federatës sonë.

Kosova do të garoj në Divizionin B, në Evropianin që do të mbahet në Klaipeda të Lituanisë prej 7 deri më 15 gusht. Një tjetër Evropian i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë në të njëjtin termin.

Në bazë të shortit, Kosova U17 do të garoj në grupin A ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Lituania, Maqedonia e Veriut, Finlanda dhe Britania e Madhe. Në grupin B janë Islanda, Polonia, Bjellorusia, Turqia e Letonia.

Pra vajzat tona të reja do t’i kenë pesë ndeshje në grup dhe më pas ndeshjet për plasman. Synimi është të arrihen disa fitore dhe të vendosen bazat e Kombëtares së kësaj gjenerate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat