Prishtina sprovohet nga Trepça

Hendboll

Prishtina sprovohet nga Trepça

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:10
Prishtina sprovohet nga Trepça

Të shtunën luhen ndeshjet e xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Kryendeshja luhet në kryeqytet në mes të Prishtinës dhe Trepçës. Kjo ndeshje fillon në ora 14:30.

Prishtina është e dyta me 23 pikë dhe llogaritet favorite. Por mitrovicasit do të tentojnë befasinë në këtë takim. Trepça është e treta me 19 pikë.

Liderja e klasifikimit, Besa Famgas, takohet me Zhegrën nga ora 13:30. Zhegra është vendase por me marrëveshje të dy skuadrave takimi luhet në Pejë.

Nga ora 19:00 janë takimet Kastrioti – Vushtrria dhe Llapi – Drenica, ndërsa prej orës 15:00 takohen Prizreni e Vëllaznimi. Të gjitha ndeshjet kanë peshë në garë për renditje më të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat