Bujar Qerimi e ka një synim me Kombëtaren e Kosovës

Hendboll

Bujar Qerimi e ka një synim me Kombëtaren e Kosovës

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 shkurt 2021 Në ora: 18:45
Bujar Qerimi

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë (në vitet e 70-ta dhe të 80-ta), Bujar Qerimi, është emëruar selektor i Kombëtares së Kosovës (meshkujt). Ai do ta drejtojë Kombëtaren për katër ndeshje,  në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për “Euro 2022”.

ish hendbollisti i mirënjohur si sot mbahet mend nga dashamirët me fanatikë të kësaj loje, për lojërat e tij maestro me vëllain e tij, Besimi, në vitet e 80-ta në fanellën e Borcit të asaj kohe (tani Kastrioti nga Ferizaj), kur luanin në ligën më të fortë në botë, ish jugosllavi.

Kosova do të drejtohet nga një emër i madh i sportit, që ka reputacion edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Image

Përveç që ka qenë si trajner në Belgjikë, një kohë ishte edhe selektor i Kombëtares së Belgjikës U-20. Emërimi i tij selektor për katër ndeshje, është pritur jashtëzakonisht mirë nga dashamirët e kësaj loje me traditë. Qerimi i shpalos ambiciet e tija për katër ndeshjet kualifikuese të grupit 8-të, që është grup jashtëzakonisht i fortë, si Suedia, Rumania dhe Mali i Zi. 

“Ambiciet janë që të kemi rezultate sa më te mira. E dimë se jemi në situatë të kohës së pandemisë, më e vështira aktualisht, kur nuk e dimë se me çfarë lojtarë do kemi në dispozicion, kush do të vjen dhe si do të jetë lista.

Në bazë të asaj liste do të shohim e bëjmë, çka është më e keqja nuk e dimë situatën e lojtarëve për shkak të pandemisë që po ballafaqohemi, mund të kemi edhe lëndime, është një periudhë e vështirë, që e gjithë bota po përballet”, tha Qerimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Taip Ramadani ka dhënë dorëheqje për shkak të rrethanave të kohës së pandemisë, vështirësive të udhëtimit nga Australia e largët (masave kufizuese), megjithatë Qerimi është në kontakt me të dhe po bashkëpunon.   

Image

“Qëllimin im të ndërtojë një ekip sa më të mirë. Jam në kontakt me Taipin, sepse personalisht nuk i njoh shumicën e hendbollistëve.  Në kontakt me Taipin e kemi bërë një farë mënyre edhe seleksionimin derisa unë të njoftohem me lojtarë. Nesër pritet të del lista. Mandej duhet me pa kush po vjen prej këtyre lojtarëve, kush i bashkohet grupit”, tha më tej. Qerimi pritet mes datës 3-5 mars të zbarkojë në Kosovë. Ai tha se do të orvatet ta ndihmoj Kosovën në çdo aspekt, sidomos lojtarët të ngritin vetëbesimin.

“Qëllimi im është me ngritur vetëbesimin e lojtarëve, e cila ka mundësi me u bë. Do të bisedoj shumë shpejtë me lojtarët, që mes pas besim në vetvete kur tani jemi në situata të ndryshme dhe rrethanat e pandemisë. Kur shtetet më të vogla apo në nivel të Kosovës, kanë bërë gjëra të mëdha, edhe ne mund të bëjmë këtë.

Është shumë herët me bë parashikime, por qëllimin është me ngritë vetëbesimin dhe lojtarët me dhënë maksimumin, nuk dyshoj në maksimumin e tyre”, tha Qerimi, i cili ka fjalë të mëdha për paraardhësin e tij (Taip Ramadani).

Kosova më 10 mars e pret Rumaninë në Prishtinë, ndërsa më 14 mars luan ndaj Rumanisë si mysafire. Në fund të prillit Kombëtarja jonë e pret Malin e Zi kurse në fillim të majit luan si mysafire ndaj nënkampiones së botës, Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat