Vlora Jashari - lojtare e sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Udhëtonim fshehtas, ishim të kërcënuar...

Hendboll

Vlora Jashari - lojtare e sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Udhëtonim fshehtas, ishim të kërcënuar...

Nga: K.Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Vlora Jashari - lojtare e sakrificës në Gjeneratën e Republikës: Udhëtonim fshehtas, ishim të kërcënuar...

Jetë me përplot sfida në vitet e 90-ta (1991-1999). Të merresh me sport  në vitet e 90-ta, ka qenë njësoj sikur të shkosh në vijën e parë të frontit, duke u përballur me agresorin serb.

Sportistët shqiptarë ishin të përndjekur nga regjimi serb. Pushtuesi serb dëbon sportistët shqiptarë nga stadiumet dhe palestrat sportive.  

Vlora Jashari i takon Gjeneratës së Republikës. Ajo ka qenë ndër hendbollistet më të dalluara të asaj periudhe. Jashari kujton shumë momente të trishtimi, sepse edhe pse ishin shumë të reja (14-15 vjeç), milicia e regjimit serb nuk kishte fare mëshirë dhe as zgjidhte mjete, por sulmonte çdo gjë që frymonte shqip. 

“Shpesh kemi udhëtuar si kemi mundur me autobusë, me mjete tona, merrnim bukën me vete, paguanin biletën me marka. Udhëtonim fshehtas nga milicia serbe, se po të hetonin na maltretonin dhe na kërcënonin pse po luanim në garat e Republikës së Kosovës.

Edhe pse ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar të Kosovës, ndjehem krenare që me shumë shoqe ishim lojtare të gjeneratës së sakrificës, që kontribuam për sportin dhe shtetin tonë”, tregon Jashari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vlora, ish reprezentuese, së bashku me mijëra sportistë dhanë aq sa mundën dhe iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb. 

Sot është profesoreshë dhe drejtore sportive në klubin më të trofeshëm në Kosovë, Kastrioti nga Ferizaj. Ajo ndihet krenare që sakrifikoi edhe jetën në ato vite për hendbollin dhe sot është e lumtur që sportistet tona garojnë në garat zyrtare ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat