Motrat Marigona e Arlinda Hajdari - një hap drej elitës daneze

Hendboll

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari - një hap drej elitës daneze

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:45
Motrat Marigona e Arlinda Hajdari - një hap drej elitës daneze

Motrat Marigona e Arlinda Hajdari kanë bërë edhe një hap drej elitës daneze. Ato me skuadrën Ringkobing të shtunën fituan 28:23 ndaj Ringsted. Marigona shënoi dy gola, ndërsa kontribut dha edhe Arlinda. Pas javës së 16-të, Ringkobingu është i pari me 27 pikë, tri më shumë se përcjellësi i parë.

Në Zvicër, Pashke Marku ka shkëlqyer në ndeshjen e Superligës A, ku 4 skuadrat më të mira po luftojnë për titull të kampionit.

Ajo realizoi 6 gola nga 10 tentime derisa Kreuzlingeni e befasoi skuadrën SPONO Eagles duke e mposhtur 35:31. Te SPONO, Kristina Ukaj qëndroi gjatë në portë. Ajo priti 8 prej 29 goditjeve në drejtim të portës.

Luigj Quni ka shënuar 6 gola nga 6 tentime për Amicitia Zurich që barazoi 32:32 me St. Gallenin në Superligën e Zvicrës. Skuadra e Qunit mori pikë të madhe në garën për ekzistencë. Renditet e parafundit me 5 pikë, një më shumë se Endingen.

Në Kroaci, Liridon Zena kishte 7 pritje nga 36 gjuajtje në drejtim të portës së tij. Skuadra e tij,Zamet, humbi 35:28 nga Vinkovci në elitën e Kroacisë. Zena realizoi një gol në ndeshjen e luajtur të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat